Sportistja e kontinentit për muajin janar, Luiza Gega: Jam shumë e lumtur

Luiza Gega vazhdon që të shkruajë emrin e saj me germa të arta. Gega nuk është vetëm rekordmenia shqiptare e atletikës por së fundmi një emër që po stampohet edhe në memorien e autoriteteve sportive në mbarë globin sa i përket paraqitjeve që po zhvillon.

Rekordmenia shqiptare, e cila në mitingun me salla të mbyllura në Gjermani përmirësoi edhe rekordin e saj kombëtar në 3000 metra, është shpallur dje nga “European Athletics” si sportistja më e mirë e kontinentit, për muajin janar 2020.

Rekordmeja e atletikës në Shqipër ka sqaruar në një video-mesazh për “Koha Jone” emocionet e këtij vlerësimi shumë të rëndësishëm për të.

Luiza Gega sportistja e kontinentit për muajin janar

Në konkursin e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, fillimisht Luiza Gega është bërë pjesë e sondazhit që ka përzgjedhur 5 sportistet më të mira, por më pas, në bazë të votave të mbledhura, ajo ka rezultuar edhe më e votuara, në bazë të performancës së ofruar në muajin e janarit.

 

 

 

 

SHKARKO APP