“SportMediaset”: De Biasi drejt stolit të Italisë

“Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi po i ngjit me shpejtësi pozicionet në garën për të drejtuar stolin e Italisë pas largimit të Antonio Contes”. Lajmi sensacional publikohet nga “SportMediaset” që zbulon disa detaje interesante dhe bën një analizë të situatës aktuale në ambjentet e Federatës Italiane të Futbollit që është vënë në punë për të gjetur sa më parë një trajner për Kombëtaren e Kaltër.

Sipas faqes së internetit, De Biasi është takuar me kreun e Federatës Italiane, Carlo Tavecchio në datën 7 Mars në qëndrën stërvitore të Covercianos me rastin e ceremonisë së çmimit “Pankina e Artë”. Pas këtij takimi, Tavecchio ka nisur punën duke e parë De Biasin si një alternativë të mundshme për stolin e Italisë, madje kandidaturën e tij e mbështet fuqishëm edhe presidenti i Lega Pro, Pasquale Gravina.

Është pikërisht ky i fundit që po lobon për rikthimin e De Biasit në Itali, madje ai synon që bashkë me trajnerin kuqezi, në stafin drejtues të të kaltërve të afrohet edhe ndihmësi i tij, Paolo Tramezzani. “Kontakti i fundit mes De Biasit dhe drejtuesve më të lartë të federatës u sinjalizua disa ditë më parë por gjithsesi rruga drejt Kombëtares së Italisë mbetet ende e gjatë sepse Tavecchio do të zhvillojë një takim edhe me Fabio Capellon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse takimi me ish trajnerin e Rusisë nuk shkon sipas parashikimeve, De Biasi do ta ketë rrugën të hapur edhe pse duhet të marrë parasysh një tjetër kandidaturë, atë të Gianpiero Ventura-s”, shkruan ndër të tjera “SportMediaset” që shton në fund se kontrata e De Biasit me Federatën Shqiptare skadon në vitin 2017 por ai mund të largohet nëse vjen një thirrje e rëndësishme. Nëse marrëveshja finalizohet, atëherë ironia e fatit do ta vendoste përballë De Biasin me Kombëtaren e Shqipërisë për eliminatoret e Botërorit 2018 pasi kuqezinjtë janë shortuar në të njëjtin grup me Italinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?