Stanciu: I zhgënjyem miliona rumunë

Mesfushori rumun, Nicolae Stanciu, është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Shqipërisë, duke thënë se nuk ishin deçizivë përpara portës së Berishës. Ai tha se skuadra bëri gjithçka për të fituar, por nuk ia arritën.

“Ndjehem shumë, shumë i zhgënjyer. Nuk arrij të gjej fjalët për të shprehur atë çfarë po ndjej tani dhe faktin që ne zhgënjyem miliona njerëz të cilët besuan tek ne. Mendoj se e kontrolluam ndeshjen, por nuk arritëm të krijojmë raste të pastra, ne u treguam deçizivë përpara portës. Ata shënuan në fund të pjesës së parë dhe pastaj ndryshoi gjithçka”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?