Starova e “dëbon” nga Partizani, Nexhipin e presin me “nderime” në Vlorë
Trajneri Sulejman Starova ka pranuar se kosovari Nderim Nexhipi, një ndër lojtarët më të pëlqyer të tifozëve kryeqytetas gjatë sezonit të fundit është larguar, çka mund të sjellë zemërimin e këtyre të fundit. Starova mësohet të ketë thënë në analizë me lojtarët e tij se – “E falënderova Nderim Nexhipin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Por, mendoj se që nga ky moment, bashkëpunimi ynë ka mbaruar, pasi lojtari më kërkoi siguri që të aktivizohet titullar. Ndërkohë, unë i bëra të ditur faktin se s’mund t’i garantoj askujt formacionin, ndaj edhe Nexhipi duhet të luftojë si pjesa tjetër e grupit.”
Por, po dje pasdite nga burime brenda klubit vlonjate të Flamurtarit konfirmohet se është arritur akordi mes Nexhipit dhe skuadrës së drejtuar nga Stanislav Lëv. Të shtunën Flamurtari prezantoi dy lojtarë të tjerë, shqiptarin Bedri Greca, i ardhur nga Tërbuni i Pukës, si dhe mbrojtësin e kombëtares gjeorgjiane Giorgi Popkhadze. Pritet të zyrtarizohet dhe të prezantohet të hënën me vlonjatet edhe Nexhipi, si dhe një blerje tjetër çka tregon se Flamurtari e ka nisur seriozisht sezonin e ri. Nga burime të sigurta në kampin vlonjat konfirmohet se Nexhipit i janë afruar kushtet e kontratës që kishte me Partizanin për ta bindur, si dhe një bonus në rast suksesi gjatë sezonit të ardhshëm,
KOHA JONË SONDAZH

