Starova rikthehet sërish te Teuta, por jo në rolin e trajnerit

Sulejman Starova rikthehet sërish në Superiore. Këtë radhë jo me tutat e trajnerit, por me kostumin e zyrtarit të klubit. 65-vjeçari është prezantuar sot përpara ekipit si drejtori i ri teknik i Teutës nga shefi i klubit, Enid Furxhi.

Në njoftimin e e klubit durrsak: “KF Teuta me kënaqësi njofton se  Sulejman Starova emërohet në pozitën e drejtorit teknik. 65 vjeçar nga Tirana nga sot ka marrë detyrën e re me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar nga puna. Starova është një emër i njohur ne kampin blu, teksa ka qenë gjithashtu në periudha të ndryshme në drejtimin e bluve si trajner.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?