Starti i Seria A, Inter e Lazio “ok”, Juve dhe Milan “ko”
Pas barazimit të Romës, Juventus e nisi edhe më keq Seria A, me humbjen befasuese 0-1 që pësoi në fushën e vete nga Udinize. Edhe Napoli është mundur në transfertë. Fillim befasues për ekipet pretendente.
Milani i Sinisa Mihajloviç e ka filluar kampionatin me humbje pasi u mund në transfertën e Firences përballë Fiorentinës me rezultatin 2-0.
Mbrojtësi Rodrigo Ely la skuadrën kuqezi me 10 lojtarë në minutën e 36 dhe nga ajo goditje standarte erdhi goli i parë i vendasve. Në pjesën e dytë Ilicic shënoi edhe golin e dytë për Fiorentinën me 11-metërsh, ndërkohë që tentativat e Milanit ishin thuajse inekzistente në inferioritet numerik.
Ndërkohë që të vetmit nga të mëdhenjtë që dalin me kokën lart në këtë javë të parë janë lojtarët e Interit, të cilët fituan 1-0 në minutat shtesë ndaj Atalantës. Pavarësisht volumit të lojës dhe superioritetit numerik ndaj kundërshtarit, i cili që nga minuta 71 mbeti me 10 lojtarë, vetëm në fundin e takimit blerja re e zikaltërve, Stefan Jovetiç, arriti të shënojë golin e fitores.
Seria A
Java I – Të shtunën
Verona-Roma 1-1
Lazio-Bolonja 2-1
Të djelën
Juventus-Udineze 0-1
Empoli-Kievo 1-3
Fiorentina-Milan 2-0
Frosinone-Torino 1-2
Inter-Atalanta 1-0
Palermo-Genoa 1-0
Sampdoria- Carpi 5-2
Sassuolo-Napoli 2-1
KOHA JONË SONDAZH

