Starti perfekt i kampionatit, Bayerni nesër duel delikat ndaj Frankfurtit
Kampionati gjerman ka mbërritur në javën e 6-të dhe vëmendja kryesore është te forma spektakolare e Bayern Munchen, që ka regjistruar nisjen më të mirë të sezonit në historinë e Bundesligës.
Pas pesë ndeshjesh, bavarezët kanë grumbulluar 15 pikë, kanë shënuar 22 gola dhe kanë pësuar vetëm 3, shifër rekord që asnjë skuadër nuk e kishte arritur më parë në këtë fazë të kampionatit.
Në formë të shkëlqyer është edhe Eintracht Frankfurt, që pas fitores spektakolare 6-4 ndaj Borussia Mönchengladbach ka shkuar në 17 gola të shënuar në pesë javë, duke vendosur rekord të ri për klubin.
Sfida më interesante e kësaj jave është padyshim ajo mes Borussia Dortmund dhe RB Leipzig, ku në lojë është statusi i rivalit kryesor të Bayernit për titull.
Kalendari i javës së 6-të në Bundesliga:
Hoffenheim – Këln (3 tetor, 20:30)
Augsburg – Wolfsburg (4 tetor, 15:30)
Werder Bremen – St. Pauli (4 tetor, 15:30)
Borussia Dortmund – Leipzig (4 tetor, 15:30)
Bayer Leverkusen – Union Berlin (4 tetor, 15:30)
Eintracht Frankfurt – Bayern Munchen (4 tetor, 15:30)
Stuttgart – Heidenheim (5 tetor, 15:30)
Hamburg – Mainz (5 tetor, 17:30)
Borussia Mönchengladbach – Freiburg (5 tetor, 19:30)
KOHA JONË SONDAZH

