Starton Bundesliga/ Bayerni shkatërron Stuttgartin me 5 gola në “Allianz Arena”
Bayern Munich ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Stuttgartit në “Allianz Arena”, në një ndeshje që u vendos përfundimisht në favor të bavarezëve pas një pjese të dytë me shumë gola.
Bayern e zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, kur Dayot Upamecano dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës vendase. Stuttgarti reagoi pas pushimit dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 52-të, me Joshua Vagnoman që riktheu miqtë në lojë.
Megjithatë, barazimi zgjati vetëm tre minuta. Në minutën e 55-të, Michael Olise shënoi golin e dytë për Bayern Munich, duke rikthyer avantazhin e vendasve.
Vetëm tre minuta më vonë, Vagnoman u bë protagonist sërish, por këtë herë në portën e gabuar, duke shënuar autogol dhe duke e çuar rezultatin në 3-1. Bayern vazhdoi të kontrollojë ndeshjen dhe në minutën e 82-të gjeti edhe golin e katërt, me Alexander Pavlovich që realizoi për 4-1.
Në kohën shtesë, Luis Diaz vendosi “kapakun” e fitores, duke shënuar në minutën e 90+2-të dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-1.
KOHA JONË SONDAZH

