Starton Premier League/ Arsenali e nis me fitore të lehtë ndaj Coventry
Arsenali e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Premier League, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Coventryn, skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit anglez. Takimi u zhvillua në stadiumin “Emirates”, ku vendasit kontrolluan ndeshjen nga minuta e parë deri në fund.
“Topçinjtë” e zhbllokuan shumë shpejt rezultatin. Në minutën e pestë, Kai Havertz përfitoi nga një krosim i Riccardo Calafiore dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Arsenalit.
Skuadra londineze vijoi të dominonte dhe në minutën e 23-të gjeti edhe golin e dytë. Bukayo Saka u tregua i saktë para portës, duke dyfishuar epërsinë dhe duke i dhënë Arsenalit një avantazh të komodshëm. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Edhe në fraksionin e dytë, Arsenali nuk e uli ritmin. Vetëm katër minuta pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, Ben Ëhite dërgoi një krosim të ulët në zonë, ku Martin Ødegaard goditi topin dhe mposhti portierin kundërshtar për golin e tretë.
Me këtë sukses, Arsenali siguron tre pikët e para të sezonit dhe e nis kampionatin me një paraqitje bindëse.
Highlights via DasFootball
KOHA JONË SONDAZH

