Starton “Rio 2016″(FOTO)

Lojërat Olimpike u çelën mes emocioneve Brazili priti miliona turistikë dhe sytë e botës ishin nga Rio për të parë hapjen soleme. Ceremonia hapëse u zhvillua në stadiumin Maracana të Rio di Janeiro. Pjesëmarrës në këtë olimpiadë janë atletë të 206 shteteve si dhe me pjesëmarrjen e skuadrës së refugjatëve që do të jenë në Rio për të garuar në 28 sporte ndërsa eventi u ndoq nga miliona spektatorë. Rio 2016 nisi me dy shqetësime dhe polemika. Së pari për skandalin e doping-ut të dominuar nga Rusia, si dhe nga frika e virusit “Zika” apo edhe të çështjes së sigurisë. Lojërat Olipmike mbahen për herë të parë në Amerikën e Jugut dhe nisën dje zyrtarisht për të përfunduar në 21 gusht.

Në Rio 2016, Shqipëria përfaqësohet  nga 6 sportistë, ndërsa Kosova me 8 të tillë. Garat për kuqezinjtë do të nisin më 7 gusht, kur në peshëngritje do të garojë Evangjeli Veli në kategorinë deri në 53 kg. Dy ditë më vonë, do ta ketë radhën peshëngritësi Briken Calja që do të kërkojë të futet në zonën e medaljeve në kategorinë deri 69 kg. Po më 9 gusht, Sidni Hoxha do të garojë në disiplinën e notit 50 metra stil i lirë. Një ditë pas Sindi Hoxhës, më 10 gusht radhën e ka Nikol Merizajt më 100 metra stil i lirë. Dita më emocionuese për shqiptarët ka gjasa të jetë data 12 gusht, kur në pistë do të jetë Luiza Gega në garën 1.500 metra. Po në 12 shtator do të provojë të kualifikohet në finale në kërcim së gjati Izmair Smajla. Sipas ekspertëve, vendin e parë pritet ta marrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vendin e dytë parashikohet se del Kina.

Ekonomistja gjermane Julia Bredtman e Sebastian Oten nga Instituti i Ekonomisë “Leibniz” dhe Karsten Krede nga Universiteti “East England” kanë krijuar një sistem parashikimi, duke u nisur nga përvoja e shkuar e shteteve, numri i popullsisë dhe faktorë të tjerë. Këta ekspertë thonë se Amerika dhe Kina do të vazhdojnë ta ruajnë supermacinë. Gjithashtu, ata thanë se Rusia pritet të ketë rënie në këtë olimpiadë dhe se vështirë se mund të zërë vendin e tretë. Ekspertët vlerësojnë se në vend të tretë mund të renditet Britania e Madhe. Bredtman dhe kolegët e tij parashikojnë se Brazili do të jetë në 10 shtetet me më shumë medalje, për shkak se është vend organizator. Sipas tyre, shtetet organizatore tradicionalisht kryejnë investime të mëdha, me qëllim që të dalin sa më mirë në olimpiadë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetja

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasada amerikane: Ndiqeni në Lojërat Olimpike Luiza Gegën

Luiza Gega është kthyer në qendër të vëmendjes pas rezultatit historik në Kampionatin Europian ku i dhuroi Shqipërisë medaljen e argjendit në garën e 3000 m me pengesa. Gega kërkon një medalje olimpike por shihet si një mision i ndërlikuar pasi në Olimpiadë konkurrenca është shumë më e ashpër, sidomos po të llogaritet pjesëmarrja e atletëve afrikanë që gjithnjë janë dalluar për garat e gjata dhe gjysmë të gjata. Megjithatë mbështetja për 28 vjeçaren është maksimale dhe pasi ajo u nderua me medaljen e mirënjohjes nga Kryeministri e më pas edhe nga Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, tashmë kur edhe pak na ndan nga ceremonia e hapjes është Ambasada Amerikane në Tiranës që ofron të gjithë suportin për kampionen kuqezi. Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në Facebook Ambasada shkruan: Mos harroni ta ndiqni Luiza Gegën në Lojërat Olimpike në Rio! Ajo do të konkurrojë në garën për 1500m për femra, të premten në 12 gusht dhe në garën për 3000m, të shtunën në 13 gusht. A do të jetë Luiza atletja e parë që do të sjellë në Shqipëri një medalje nga lojërat olimpike? Shumë fat dhe suksese për Luizën dhe të gjithë sportistët shqiptarë”.

13876308_1188073644589251_2961987617244309531_n

13925071_1180684751982381_7924908394200491509_n

13939356_1180684718649051_1435587341677539517_n

1470440607ceremonia-e-hapjes-(20)1470440272_ceremonia e hapjes (2)

Rio-697202

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?