STATISTIKA/ Republika Çeke e frikshme në 20 minutat e para në shtëpi, por dhe e pathyeshme

Republika Çeke është kundërshtari më i fortë që kemi në grupin tonë eliminator dhe jo më kot janë në krye. Statistikat fakt flasin për vendasit, që në shtëpinë e tyre janë thuajse të pathyeshëm.
Nga viti 2018, kur trajner është bërë Jaroslav Šilhavý, ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet për kualifikuese të një evropiani në shtëpinë e tyre.
Një arsye tepër e theksuar për këtë sukses është edhe fakti se ata shënojnë shpejt, që në 20 minutat e para të sfidës dhe këtë gjë e ka bërë në katër raste. Përballja me çekët në një miqësore daton 2 vite më parë të cilën ata e fituan me shifrat 3-1, ndërsa sot do të jetë ndeshja e parë zyrtare.
Dy nga tre autorët e golave në atë fitore në Pragë ishin Patrick Shick dhe Ondrej Çelustka. Jan Kushta, sulmuesi i Spartës së Pragës, ka kontribuar në 17 gola në 28 ndeshet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren (14 gola, 3 asiste).
Shqipëria nga ana tjetër synon që të mposhtë Çekinë, apo të marrë të paktën një pikë për të vijuar ëndrrën për tu kualifikuar në Europian.
KOHA JONË SONDAZH

