Statistikat çojnë Shqipërinë në finalet e “Francë 2016”

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, për t’i dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë u konsiderua një vendimi i vonuar për të rikthyer të drejtën në vendin që duhej, për gjithçka ndodhi në Beograd. Pas ndërprerjes së ndeshjes dhe futjes së tifozëve në fushë, dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve të kombëtares, presionin psikologjik ndaj tyre dhe akuzave të UEFA-s se kuqezinjtë kishin kundërshtuar vendimin e saj për të zbritur në fushën e lojës, CAS shqyrtoi provat nga e para dhe duke parë kushtet që u paraqitën në stadiumin e Partizanit i konsideroi një marrëzi të mendoje që ndeshja të rifillonte,  ndaj edhe Gjykata në Losanë mori vendimin e duhur, ndonëse e shtyri vendimin disa herë.  

Grupi I

Edhe UEFA, një ditë pas vendimit të CAS, ka ndryshuar renditjen e Grupit I, duke vendosur Shqipërinë në vend të dytë, me 10 pikë, aq sa ka edhe Danimarka që mban vendin e tretë. Portugalia kryeson me 12 pikë, por të dy rivalët tanë të grupit për kualifikimin direkt në Francë, kanë luajtur një ndeshje më tepër. Armenia me 1 pikë dhe Serbia me -2 pikë janë thuajse jashtë loje. Kuqezinjtë do të luajnë edhe katër ndeshjet në vjeshtë. Fillimisht në Danimarkë, më pas do të përballen me Portugalinë e Serbinë në fushën tonë, dhe do të udhëtojnë në transfertën e fundit me Armeninë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistikat

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse i hedh një sy statistikave të këtij edicioni, Shqipëria është padyshim skuadra më e mirë në Grupin I, deri tani. Portugalia vërtet kryeson me 2 pikë më shumë grupin, por ka dhe një ndeshje më shumë se kombëtarja jonë. Shqipëria është e vetmja skuadër pa humbje në grup, si dhe e vetmja që i ka shkaktuar Portugalisë një humbje. Gjithashtu Shqipëria ka edhe mbrojtjen më të mirë të këtyre eliminatoreve, me vetëm dy gola të pësuar. Shqiptarët kanë mesataren më të lartë të pikëve, 2.5 për ndeshje, më të lartë madje se dhe ajo e portugezëve që aktualisht kanë një mesatare prej 2.4 pikë për takim. Për më tepër, nëse ndeshjet me Francën do të llogariteshin si të vërteta dhe jo miqësore, Shqipëria do të ishte aktualisht kryesuese e grupit me 14 pikë, duke lënë pas Portugalinë me 12, Francën me 11 dhe Danimarkën me 10, duke qenë e vetmja që gjithashtu i ka shkaktuar një humbje ekipit të Deschamps.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?