Statistikë alarmante për Anglinë, vetëm 12% zotërim topi pas golit të avantazhit

Eliminimi i Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 është shoqëruar edhe me një statistikë që nxjerr në pah vështirësitë e skuadrës së Thomas Tuchel në pjesën e dytë.

Pas golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, “Tre Luanët” u tërhoqën plotësisht në mbrojtje, duke ia lënë iniciativën Argjentinës. Sipas statistikave, nga momenti i golit të avantazhit deri te goli i përmbysjes së Lautaro Martínez në minutën e 92-të, Anglia pati vetëm 12% zotërim të topit.

Ky dominim absolut i Argjentinës në posedim u shoqërua me një presion të vazhdueshëm ndaj portës angleze. Fillimisht, Enzo Fernández barazoi rezultatin në minutën e 85-të, ndërsa në kohën shtesë Lautaro Martínez realizoi golin e fitores, duke vulosur suksesin 2-1 dhe kualifikimin e “Albiceleste” në finalen e Botërorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika prej vetëm 12% të zotërimit të topit ka shtuar kritikat ndaj trajnerit Thomas Tuchel, i cili u akuzua se zgjodhi një qasje tepër mbrojtëse menjëherë pas kalimit në avantazh. Shumë analistë e konsiderojnë këtë një nga faktorët kryesorë që çoi në eliminimin e Anglisë, pasi skuadra nuk arriti të mbante topin dhe as të lehtësonte presionin e vazhdueshëm të kundërshtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?