Stefi Prifti lë “muzikën”, për titullin e pestë radhazi të Skënderbeut
Këngëtari Stefi Prifti, edhe pse angazhimet muzikore ia kushtëzojnë shpesh vajtjen në stadium, nuk mungon të ndjekë skuadrën e tij të zemrës, Skënderbeun. Dhe pikërisht, për ecurinë e këtij sezoni dhe titullin kampion, ai vetë thekson: “Kush e fiton kampionatin? Duhet thënë se është një kampionat i bukur dhe shumë rivalizues. Janë 4 ekipe pretendente për titull dhe kjo e bën edhe më të bukur kampionatin, por, unë vetë si një korçar i lindur dhe i lidhur me njëqind fije me atë qytet dua të besoj se Skënderbeu del kampion edhe këtë vit (fale formës shumë të mirë të ekipit dhe mbarëvajtjes së siguruar nga presidenti Takaj, në ç'do aspekt) dhe thyhet një mit, vendoset një rekord. Skënderbeu 5 herë radhazi kampion. Ndeshjet me Kukësin dhe Tiranën do të jenë vendimtare! Para Skënderbeu!”,- thotë Stefi, ku së bashku me Endrin janë një dyshe tifozësh të rregullt për 4 herë kampionët që duan titullin e 5-të radhazi. Të dy në skenë, por edhe në stadium, me dëshirën për një Skënderbe sërish kampion. Skënderbeu kryeson kur duhen edhe 6 javë nga mbyllja e garës, një pikë para Kukësit, por Stefi Prifti thotë se nuk priste që skuadra e tij e zemrës të arrinte kreun, për të besuar titullin kampion.
KOHA JONË SONDAZH

