Steriliteti i Ramos bëhet problem për Milanin, gati një ndërhyrje në janar

Milani ka nevojë për më shumë alternativa në repartin ofensiv. Problemet në fazën sulmuese janë bërë të dukshme, ndërsa Gonçalo Ramos shpesh ka mbetur i izoluar, pa mbështetjen e duhur nga pjesa tjetër e skuadrës.

Ndryshe nga skuadrat që arrijnë të afrojnë mesfushën pranë sulmuesit dhe të krijojnë vazhdimisht raste, te Milani distancat mes reparteve kanë qenë më të mëdha. Deri në ndeshjen kundër Lecces, Ramos mbështetej nga dy mesfushorë ofensivë, të cilët trajneri Ruben Amorim i ka ndryshuar pothuajse nga një ndeshje në tjetrën.

Për të korrigjuar problemet në krahë, Amorim ka eksperimentuar me skemën 4-4-1-1, një sistem më të ngurtë në fazën mbrojtëse, ku Pavlovic është ndër lojtarët që merr më shumë liri për t’u shkëputur nga pozicioni. Ndërkohë, Pulisic, i vendosur pas sulmuesit, ka prirjen të përfshihet në ndërtimin e lojës më shumë sesa të fokusohet te finalizimi. Edhe Moreira dhe Chukëueze shpesh kanë përfunduar larg zonës kundërshtare, duke e bërë më të vështirë krijimin e rrezikut para portës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, Milani po kërkon një sulmues të mirëfilltë, i cili mund të ndajë përgjegjësitë me Ramosin. Camarda konsiderohet një talent premtues, por ende nuk është gati të mbajë i vetëm një barrë të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga emrat që po shqyrton klubi kuqezi është braziliani Endrick. Sulmuesi, i cili pati pak hapësira për të luajtur, ka treguar se mund të aktivizohet si sulmues i dytë, por edhe si qendërsulmues. Për më tepër, ai ka aftësinë të depërtojë në zonë dhe të shndërrojë rastet në gola.

Përvoja e tij te Lyoni sezonin e kaluar tregoi se, kur i besohet një rol i rëndësishëm, Endrick mund të japë rezultate. Performancat e tij u shoqëruan edhe me ftesën nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3457 (34.4%)
Shoqeria civile 6584 (65.6%)

Vota totale: 10041