Stones zbarkon në Milano, gati të nisë aventurën me Interin

Interi ka pritur sot në Milano përforcimin e parë të madh për repartin e mbrojtjes. John Stones ka mbërritur në mëngjes në kryeqytetin e modës, pak pas orës 09:00, për të kryer vizitat mjekësore të detyrueshme përpara firmës me klubin zikaltër.

Mbrojtësi anglez do të jetë një nga përforcimet e para për skuadrën e drejtuar nga Cristian Chivu, ndërsa drejtuesit e Interit vijojnë të punojnë edhe për alternativa të tjera në prapavijë, mes tyre edhe mundësinë e afrimit të Cristian Romero, i cili pritet të largohet nga Tottenham.

“Jam shumë i lumtur, shihemi së shpejti”, ishin fjalët e para të Stones pas mbërritjes në Milano. Pas përfundimit të testeve mjekësore, 32-vjeçari pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare me vlerë rreth 4 milionë euro në sezon, e vlefshme deri në vitin 2028.

Swiss Digital Desktop Reklama

Transferimi i Stones konsiderohet një goditje e rëndësishme për Interin, pasi lojtari vjen si një afrim me parametra zero. Megjithatë, mbrojtësi anglez nuk do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Chivu, pasi do të përfundojë pushimet pas Botërorit dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës për përgatitjet e sezonit të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, drejtori sportiv Piero Ausilio po vijon kërkimet në merkato për një tjetër përforcim në mbrojtje, sidomos në rast të largimit të Benjamin Pavard. Interi pritet të fokusohet te një profil me kosto të ulët, por pista që çon te Romero mbetet ende aktive.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?