FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha drejt largimit nga Brentford, ja dy opsionet që ka për të ardhmen

Thomas Strakosha mund të ndryshojë skuadër në merkaton e kësaj vere. Anglezët e Brentford kanë fiksuar çmimin për gardianin e portës, teksa ofertat nuk mungojnë.

Strakosha siç përflitet prej disa ditësh është në radarët e klubeve të Seria A, me Fiorentinën që ka bërë hapa konkret për 29-vjeçarin. Violët janë duke e konsideruar seriozisht portierin shqiptar, pasi qëndrimi i Terazzianos nuk konsiderohet i sigurt dhe Strakosha është i favorizuar pasi e njeh mjaft mirë futbollin italian.

“Corriere dello Sport” konfirmon interesimin e skuadrës italiane dhe në të njëjtën kohë zbulon se Brentford kërkon 4 milionë euro për ta lënë Strakoshën të largohet nga Londra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, gardiani kuqezi është edhe në listën e dëshirave të AEK-ut. Verdhezinjtë pas largimit të Stankoviçit dhe Athanasiadis synonin Alberto Brignoli, por 32-vjeçari pritet të përfundojë kalimin te gjermanët e Union Berlin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?