Strakosha kandidat për pritjen më të bukur në “Euro 2024”

Tomas Strakosha është përzgjedhur si njëri nga më të mirët e Evropianit. UEFA ka nisur anketat për numrat 1 në çdo aspekt, që nga ndeshjet, golat, asistet, por edhe paraqitjet e portierëve.

Strakosha, që bëri 8 pritje në sfidën kundër Kroacisë në Euro 2024, u përzgjodh për një tjetër kulm.

UEFA ndau veç atë që ai bëri në sfidën e parë të turneut për “Kuqezinjtë”, atë ndaj Italisë, kur devijoi mrekullisht drejt shtyllës gjuajtjen e “fantazistit”, Davide Frattesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strakosha do të ketë konkurrencë për të fituar si portieri me pritjen më të bukur. UEFA ka përzgjedhur edhe 9 pritje të tjera të magjishme, siç është edhe devijimi i Gianluigi Donnarumma, në ndeshjen e Italisë kundër Spanjës në grup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, besohet se favorit për të fituar “Dorezën e Artë” për pritjen më të bukur është portieri i Turqisë, Mert Gunok, që ndaloi në mënyrë të pabesueshme Austrinë që të barazonte rezultatin në sekondat e fundit të shtesës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?