Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Strakosha: Krenar që mbroj portën e Lazio dhe të Shqipërisë

Sporti E enjte, 21 Maj 2020 14:13
Strakosha: Krenar që mbroj portën e Lazio dhe të Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Thomas Strakosha është gjithnjë e më shumë protagonist në mediat italiane. Portieri i Kombëtares sonë po spikat te Lazio, teksa këtë sezon është portieri që ka pësuar më pak gola në kampionat. Në një intervistë të dhënë për “Lazio Style Radio”, 25-vjeçari flet për tema të ndryshme.

“Kam një dëmtim të vogël, por po kthehem. Situata është përmirësuar shumë gjatë javëve të fundit, tani thjesht po presim datën e rinisjes, në mënyrë që të gjithë të jemi të lumtur dhe të fillojmë t’i bëjmë gjërat më mirë. Futbolli është dashuria jonë, gjithashtu edhe një punë, por nuk mund ta largojmë nga koka këtë gjë. Objektivi ynë mbetet Champions League, por tani kemi edhe kampionatin. Askush nuk priste që të mund të luftonim për kampionatin, madje as ne. Më pas u përmirësuam shumë dhe filluam ta besojmë, është normale, dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur këtë qëllim”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Forma fizike – “Gjithçka ka qenë një gjë e re, madje edhe për trajnerët, ndeshjet e para dhe forma fizike do të jetë të rëndësishme pas tri muajve ndalim. Nuk do të luftojmë vetëm ne, por edhe të gjithë ekipet. Nxehtësia do të jetë problem, nuk kemi luajtur kurrë në qershor dhe korrik. Por gjëja e rëndësishme është të qëndrojmë të shëndetshëm, stafi do na bëj që të jemi në formën më të mirë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fushë – “Gjithmonë jam i qetë në karakter, preferoj të flas pak, pa i dhënë panik skuadrës, preferoj t’i lë të qetë, kështu argëtohen edhe ata. Frytet e punës shihen me kalimin e kohës, kemi pasur durim, tani shihen rezultatet. Nëse nuk do të rrezikonim, të gjithë ndeshjet do të mbylleshin në barazim pa gola. Më pëlqen që të luaj me këmbë, që të jem në ndeshje”.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 14 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 14 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 15 orësh

Statistikat –  “Nuk e dija se isha i pari për pasimet e gjata në skuadër. Nuk më interesohem shumë për të dhënat, më intereson nëse skuadra fiton. E di kur gaboj, mund ta kritikoj veten time dhe më pas janë trajnerët e mi që mund të thonë se çfarë duhet të bëj dhe çfarë jo”.

Mbrojtja më e mirë – “Asgjë nuk ka përfunduar ende, shpresoj që të jemi mbrojtja më e mirë në fund të kampionatit. Merita u takon lojtarëve dhe trajnerit sepse mbrojtja jonë fillon nga sulmi”.

Kombëtarja – “Ndihem mirë për fjalët e mira. Tani po rinovojmë ekipin kombëtar, gjithmonë jam krenar që jam pjesë e saj. Do të dëshiroja të jepja një kontribut edhe më të madh si për vendin tim, ashtu edhe për Lazion dhe për këtë arsye dua të përmirësohem gjithnjë e më shumë”.

Lazio – “Të jesh portier i Lazios të jep një ndjenjë krenarie që nuk e prisja kurrë. Të luash titullar në një moshë kaq të re, është një privilegj në ditët e sotme. Po e shijoj çdo ditë dhe në çdo ndeshje. Shpresoj që t’i kthehemi sa më parë jetës normale”.  /Rozalb Lika-Koha Jone/

Etiketat e lidhura

LazioPortierithomas strakosha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 54 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 54 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 55 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.