Suarez mashtroi në provimin e italishtes, testi dhe rezultati ishin paracaktuar

Nuk kanë fund problemet për sulmuesi Luis Suarez. Një hetim i Guardia di Finanza dhe Prokurorisë së Peruxhia-s ka zbuluar se futbollisti uruguaian ka arritur të kalojë provimin për të marrë nënshtetësinë përmes një mashtrimi.

Nga hetimet është zbuluar se pyetjet e provimit të italishtes, së cilit iu nënshtrua sulmuesi i njohur ishin paracaktuar dhe se pikët e vlerësimit ishin vendosur përpara se Suarez të zhvillonte testimin.

Gjatë kësaj merkatoje Luis Suarez u lakua shpesh herë si sulmuesi që do të ishte pjesë e Juventusit, por vetëm ditën e fundit ai vendosi të mos largohet nga Spanja dhe të arrijë një marrëveshje me Atletico Madrid.

Në këtë mënyrë komplikohet edhe më shumë ideja se në të ardhmen mund të bëhej pjesë e bardhezinjve gjatë janarit.

SHKARKO APP