FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suarez mbyll sezonin, Barcelona merr “OK” nga bomberi i Premier League

Me Luis Suarez që thuajse ka mbyllur sezonin, Barcelona është futur fuqishëm në merkaton për të identifikuar sulmuesin e ri.

Madje, sipas mediave spanjolle, konkretisht “Mundo Deportivo”, “bomberi” vjen nga Premier League. Është ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang që ka dhënë dritën jeshile për një kalim në “Camp Nou”.

Sulmuesi 30-vjeçar ka një marrëveshje me Arsenalin deri në qershorin e ardhshëm dhe kjo besohet t’i japë një dorë në kalimin në La Liga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këtë pikë të sezonit, gabonezi që vlerësohet në treg me 70 milionë euro ka bërë 26 paraqitje dhe ka shënuar 16 gola. Statistika që trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setién i vlerëson dhe do ishte i kënaqur ta kishte në urdhërat e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?