Suarez: Ndihem keq kur shoh Barcelonën që luan keq!

Luis Suarez nuk e ka harruar Barcelonën. Edhe pse e larguan në mënyrën më të keqe gjatë kësaj vere sulmuesi uruguaian në një intervistë nga grumbullimi me kombëtaren e tij ka deklaruar se nuk ndihet mirë, kur Barça luan keq dhe nuk arrin rezultatet e dëshiruara.

“Ishte një planifikim i ri taktik dhe më duhej ta pranoja se nuk kishin nevojë për mua. Secili nxjerr përfundimet e veta. Unë tani duhet të jetoj të tashmen te Atletico, por kjo nuk do thotë se nuk ndihem keq kur shoh Barçën të luajë keq.

Kam lënë shumë shokë atje dhe i ndjek me kujdes. Po e vuaj atë mungesë force të tyre. Megjithatë janë në rrugën e duhur kur të vijnë në nivelin e duhur do të jenë në luftë për gjithçka. Me Messin flasim dhe takohemi shpesh. Flasim për jetën, për virusin, por shumë pak për futbollin”, u shpreh Suarez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?