Suarez pas stërvitjes niset për në Perugia për provimin e italishtes
Luis Suarez është stërvitur këtë mëngjes me shokët e Barcelonës, më pas është nisur për në Perugia për të mbajtur provimin e gjuhës italiane që do ti lejonte më pas të merrte nënshtetësinë italiane.
Sulmuesi uruguaian do të japë provimin në Universitetin për të huajt në Perugia, një nga vendet e pakta të njohura në të cilin një I huaj mund të japë provimin.
Sipas “Mundo Deportivo” sulmuesi uruguaian është ndjerë i ofenduar nga klubi që e ka ftuar të gjejë një skuadër tjetër pa u shqetësuar nga fakti që ka një akord për një tjetër vit (që bëhen dy nëse një sezon para mbylljes së kontratës arrin 60% të prezencave).
Suarez pritet të qëndrojë në blaugrana gati të luajë shanset për vendin në skuadër. Barcelona preferon të mbajë lojtarin para se të hedhë poshtë 15 milionë, nëse konsiderohet edhe situata ekonomike e klubit. Transferimi te Juventusi mund të bëhet në janar, nëse gjërat nuk do të shkojnë mirë në pjesën e parë të sezonit.