FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suarez shokon tifozët e Juventusit: Teksa dalin lajmet e rreme, unë buzëqesh!

Një foto që e portretizon duke buzëqeshur ndërsa stërvitet me Barcelonën e shoqëruar me një mesazh enigmatik: “Ndërsa dalin lajme të rreme, unë buzëqesh”.

Me këtë “story” në Instagram, Luis Suarez jep një indicie të rëndësishme për merkaton, pikërisht në ditët kur shtypi lokal dhe botëror mbylli praktikisht marrëveshjen me Juventusin, e cila do të zyrtarizohej pas kalimit të provimit për të marrë pasaportën italiane.

Sulmuesi uruguian duket se ka dashur të largojë zërat për një transferim te bardhezinjtë. Marrëveshja sipas mediave italiane është arritur për një kontratë me 10 milionë euro në sezon për 3 vite, ndërkohë që për Barcelonën do të shkojnë 3 milionë dhe 13 bonus. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?