Sucic zbulon fjalët e Cristiano Ronaldos pas eliminimit të Kroacisë!

Mesfushori i Interit, Petar Sucic, ka treguar për një moment të veçantë pas ndeshjes së tensionuar mes Kroacisë dhe Portugalisë në Kupën e Botës 2026, ku kroatët u eliminuan mes polemikash për golin e anuluar në minutën e 104-t.

Sucic ka zbuluar se pas përfundimit të takimit, Cristiano Ronaldo i është afruar për t’i dhënë kurajo, në një moment kur lojtari kroat ishte dukshëm i prekur nga mënyra se si përfundoi sfida.

“Isha shumë i tronditur nga mënyra se si përfundoi ndeshja, por Ronaldo më tha se ky është futbolli, se gjithmonë ka momente dhe situata të vështira”, u shpreh Sucic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kapiteni i Portugalisë nuk u ndal vetëm te ngushëllimi, por i dha edhe fjalë inkurajuese për të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai më tha gjithashtu se jam lojtar i fortë, se duhet të vazhdoj kështu dhe se në të ardhmen gjërat do të shkojnë më mirë”, shtoi mesfushori i Interit.

Deklarata e Sucic ka tërhequr vëmendje të madhe, duke treguar një moment sportiviteti mes dy kundërshtarëve pas një ndeshjeje të mbushur me emocione dhe polemika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?