FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suedia i falet një penalltie ndaj Sllovakisë, më pranë kualifikimit (VIDEO)

Suedia merr fitoren e parë në “Euro 2020”, teksa tashmë e sheh veten në pozita më të mira për kualifikim. Skuadra e Andersson mori një triumf minimal 1-0 kundër Sllovakisë në duelin e vlefshëm për Grupin E.

Ndeshja në fakt ishte e bllokuar me raste sporadike në 45 minutat e para. Agustinsson krijoi mundësinë më të mirë për shënim në minutën e 60-të, ndërkohë që pak sekonda më vonë edhe Danielson bëri të njëjtën gjë. Disa minuta më vonë, Alexander Isak dhuron spektakël ndaj rivalëve duke shmangur disa prej tyre, por në fund do të ndalej nga një pritje fantastike.

Goli do të vinte në minutën e 77-të, teksa Suedia do të fitonte një penallti pas një faulli të portierit Dubravka. Nga pika e bardhë shkoi sulmuesi Forsberg, i cili goditi mjaft mirë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Minutat e mbetura u administruan më së miri nga suedezët, që e shohin veten për momentin në krye të Grupit E me 4 pikë, 1 më shumë se Sllovakia. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?