FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulm fantastik dhe mbrojtje hermetike, Italia nuk pëson gol prej 10 ndeshjesh!

Italia mori fitoren e dytë në Grupin A kundër Zvicrës, me një lehtësi të frikshme 3-0. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini po i bëjnë të gjithë tifozët e tyre që të ëndërrojnë. Një vend i tërë po bashkohet rreth ekipit kombëtar që fiton, bind dhe duket se nuk humbet. Italia, në mesin e ekipeve të shikuara deri më tani në Europian, është ndër ato kombëtare që ofron futbollin më të mirë ndonjëherë. Sulmi po funksionin më së miri me mesfushorët dhe repartin e prapavijës, kur deri më tani nuk është pësuar  asnjë gol.

Ajo mbron lart dhe mbi të gjitha ka një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Ekzistojnë disa numra të rëndësishëm për të shpërblyer punën e prapavijës dhe për të shpjeguar sa mirë po shkon ajo: Italia nuk ka pësuar gola në 10 ndeshjet e fundit. Më 2021, porta e saj është ende e pastër dhe për të gjetur ekipin e fundit, të aftë për t’iu shënuar një gol axurrëve, duhet të kthehemi më 14 tetor 2020. Në atë kohë, një ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Kombeve, kundër Holandës, u luajt në Bergamo. Van de Beek në atë kohë shënoi golin e vetëm në portën e Donnarumma-s.

Portierët e Italisë nuk e kanë nxjerrë topin nga rrjeta e tyre, duke barazuar atë që bëri Italia e Vicinit midis viteve 1989 dhe 1990, ndërsa në ndërkohë janë shënuar 31 gola. Një rezultat i pabesueshëm që përkthehet në 10 fitore radhazi, pa pësuar asnjë gol. Një mbrojtje kaq e fortë, e kombinuar me një sulm kaq të frytshëm, garanton një vazhdimësi të rezultateve “historike”. Duke fituar kundër Zvicrës, në fakt, të besuarit e Roberto Mancini zgjatën serinë e rezultateve pozitive radhazi në 29.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia nuk ka humbur që nga 10 shtatori 2018. Në atë kohë ishte Portugalia, që i mundi “Të Kaltrit” 1-0 në një ndeshje të Ligës së Kombeve. Që nga sfida e “Da Luz” në Lisbonë kanë ardhur 24 fitore të shoqëruara me 5 barazime. Kjo do të thotë që rekordi historik i Vittorio Pozzo për Italinë është vetëm një hap larg. Midis 24 nëntorit 1935, ndeshjes Itali-Hungari 2-2, dhe 20 korrikut 1939, Finlandë-Itali 2-3, ai ekip arriti të qëndronte i pamposhtur për 30 ndeshje. Në atë periudhë, axurrët fituan një Kupë Ndërkombëtare, Lojërat Olimpike 1936 dhe Kampionatin Botëror 1938. Kundër Uellsit, Italia do të ketë një arsye më shumë për të mos humbur. Jo vetëm do të jetë vendi i parë në Grupin A të “Euro 2020” për të, por gjithashtu mundësia e barazimit të një rekordi, që qëndron në fuqi për 82 vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?