Sulmohet dhe grabitet futbollisti ganez Fuseini në Bruksel, dalin pamjet dramatike (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollistin e Royale Union Saint-Gilloise dhe Kombëtares së Ganës, Mohammed Fuseini. Sulmuesi 24-vjeçar u grabit në qendër të Brukselit nga një grup personash të maskuar, të cilët i morën një orë luksoze Rolex, telefona dhe sende personale.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 06:30 të mëngjesit, në Avenue Louise, një nga zonat qendrore të kryeqytetit belg, rreth 300 metra larg një lokali nate ku Fuseini kishte qenë më herët.
Sipas raportimeve, pesë persona të maskuar e rrethuan futbollistin teksa ndodhej në makinën e tij. Tre prej agresorëve e nxorën me forcë nga automjeti dhe e neutralizuan duke e kapur nga qafa, ndërsa dy të tjerët kontrolluan makinën dhe i morën sendet me vlerë.
Grabitësit arritën të largohen me një Rolex Datejust me vlerë mbi 10 mijë euro, dy iPhone, portofolin dhe sende të tjera personale të futbollistit.
Një shok i skuadrës së Fuseinit ka filmuar momentin e ngjarjes, pamje që kanë ndihmuar policinë belge në identifikimin e autorëve. Një 23-vjeçar është arrestuar dhe është vendosur në paraburgim, pasi në posedim të tij u gjet një pjesë e sendeve të grabitura. Ai akuzohet për grabitje të dhunshme në grup të organizuar.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e katër bashkëpunëtorëve të tjerë. Prokuroria e Brukselit ka bërë të ditur se po atë ditë janë regjistruar edhe tre raste të tjera të ngjashme grabitjesh, të gjitha ndaj personave që po ktheheshin te automjetet e tyre.
Fatmirësisht, Fuseini ka pësuar vetëm dëmtime të lehta fizike. Ai është dërguar në spital për kontrolle dhe është rikthyer në stërvitje disa ditë më pas. Klubi i tij e ka cilësuar ngjarjen dhe pamjet e publikuara si “veçanërisht tronditëse”, ndërsa ka falënderuar autoritetet për reagimin.
Ghanaian footballer Mohammed Fuseini, who plays for Royal Union Saint-Gilloise in Belgium, was attacked by five hooded men in broad daylight.
Two iPhones, his wallet, and a Rolex Datejust watch valued at between €8,000 and €14,000 were stolen. pic.twitter.com/iLq5PSms38
— BEN (@ben_bernardd) July 29, 2026
KOHA JONË SONDAZH

