Sulmuesi Arbër Hoxha flet për Euro 2024: Kishim kundërshtarë të fortë, por dhamë maksimumin
Për sulmuesin Arbër Hoxha, kombëtarja shqiptare dha maksimumin e saj në rrugëtimin e Euro 2024. Pas rikthimit nga Gjermania, Hoxha tha se në ato minuta që ishte në fushë, dha maksimumin edhe pse kishin kundërshtarë shumë të fortë përballë. “Së pari dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që ishin me ne atje, ishte ndenjë e jashtëzakonshme. Sa i përket anës personale jam munduar të jap maksimumin dhe të bëj më të mirën. Kishim kundërshtarë të fortë. Për mua ishte ëndërr të isha në Gjermani, kam dhënë 100% në çdo minutë”,-u shpreh Arbër Hoxha.