Sulmuesi finlandez zbulon “armën” se si mund ta godasin Shqipërinë

Finlanda konsiderohet kundërshtari më i fortë në letër për Kombëtaren shqiptare të drejtuar nga Rolando Maran, teksa të dyja skuadrat përgatiten për një përballje që pritet të ketë peshë të madhe në grupin C1.

Finlandezët kanë grumbulluar dy pikë më pak se Shqipëria, duke e kthyer sfidën e kësaj të shtune në një përballje vendimtare për objektivat e të dyja ekipeve.

Në kampin nordik, sulmuesi Daniel Hakans e ka vlerësuar Shqipërinë si një kundërshtar të fortë dhe ka paralajmëruar se Finlanda mund të mbështetet më shumë te kundërsulmet gjatë ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se mund të jetë një ndeshje pak më ndryshe kundër Shqipërisë. Ata e mbajnë topin më shumë se Bjellorusia, kështu që mund të ketë më shumë kundërsulme nga ana jonë”, u shpreh Hakans.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi finlandez theksoi gjithashtu rëndësinë e shfrytëzimit të rasteve dhe futjes së topave në zonën e rreptësisë.

“Pasi ta kemi topin, duhet të fusim më shumë topa në zonë dhe në këtë mënyrë të krijojmë volum loje dhe rastesh”, shtoi ai.

Ndërkohë, interesi për sfidën është i lartë edhe në tribuna. Mbi 21 mijë bileta janë shitur, ndërsa në stadium pritet një atmosferë e zjarrtë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?