Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut: Do përpiqemi që ta befasojmë Italinë

Italia do të ketë sërish një ndeshje shumë delikate ndaj Maqedonisë së Veriut. Ndryshe nga marsi i vitit të kaluar, kur të kaltrit humbën 0-1 në Palermo dhe i thanë lamtumirë Kupës së Botës Katar 2022, kampionët në fuqi të Europës këtë herë do të kërkojnë hakmarrjen.

Për të vijuar të jenë në garë për kualifikimin në Euro 2024. Objektiv i realizueshëm nëse sigurohen 4 pikë kundër Maqedonisë së Veriut (17 nëntor) dhe Ukrainës (20) në Leverkusen të Gjermanisë.

Bojan Miovski, sulmuesi që aktivizohet tek Aberdeen në Skoci, paralajmëron italianët se ai dhe shokët e tij nuk do të shkojnë për shëtitje në Romë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është gjithmonë bukur kur luajmë kundër Kombëtareve më të mira. Ndeshjet e ardhshme kundër Italisë dhe Anglisë do të na mundësojnë të kuptojmë se në çfarë niveli jemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kemi presion dhe në ndeshjet e fundit kemi arritur rezultate të shkëlqyera kundër Italisë. Ne do të bëjmë lojën tonë, thjesht duhet të presim mundësitë tona në kundërsulm.

Është normale që ata të kenë më shumë kontrollin e topit dhe të lojës, por ne do të përpiqemi t’i befasojmë”, deklaroi sulmuesi i Maqedonisë së Veriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?