Sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi e feston grumbullimin nga Sylvinho me dy gola

Sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi e ka festuar në mënyrën më të mirë lajmin e grumbullimit në Kombëtare nga trajneri Sylvinho.

Ai ka shënuar dy gola në barazimin e skuadrës së Vorskla Poltava kundër Veres-Rivne, në kuadër të javës së 17-të kampionatit ukrainas të futbollit.

Seferi shënoi fillimisht për miqtë në minutën e 25 të lojës, por gëzimi i zgjati pak, pasi vendasin e Poltava barazuan dhe kaluan në avantazh brenda minutës së 60-të të ndeshjes.

Do të ishte Seferi, i cili me anë të goditjes nga pika e bardhë e penalltisë barazoi shifrat në 2-2 për skuadrën e tij, duke i dhënë kështu një pikë shumë të rëndësishme në renditje.

SHKARKO APP