Sulmuesi nga Bregu i Fildisht largohet nga Egnatia
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2025/01/sulmuesi-1.jpg)
Lorougnon Doukouo nuk është më lojtar i Egnatias. Klubi kampion i Shqipërisë ka zyrtarizuar largimin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi 22-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ka luajtur 17 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar një gol. Doukouo, në edicionin e kaluar, u impenjua në 21 takime.
Futbollisti kishte kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026, por palët gjetën marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit, në mënyrë të dyanshme.