
Karol Swiderski ishte futbollisti që shënoi golin e vetëm për Poloninë mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që më pas provokoi tifozët e grupimit të “Plisave”, që ishin vendosur pas portës së Kombëtares sonë.
Sulmuesi që aktivizohet në Greqi me PAOK, pas ndeshjes dha intervistë për mediat polake, por tifozët shqiptarë nuk i kursyen shishet sërish ndaj tij.
Një pjestarë i stafit e largoi menjëherë sulmuesin, duke braktisur intervistën.
