Sunderland i Granit Xhakës frenon Manchester City-in, ndeshja mbyllet 0-0

Në një përballje pa gola dhe pa fitues, Sunderland dhe Manchester City ndanë pikët në “Stadium of Light”, duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 0-0. Skuadra e Pep Guardiolës nuk arriti të thyente mbrojtjen e fortë të vendasve, të cilët treguan rezistencë të admirueshme ndaj “Citizens”.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga një barazim pa gola, megjithëse të dyja skuadrat krijuan mundësi për të shënuar, por pa mundur t’i konkretizonin ato. Momenti më i diskutueshëm i 45 minutave të para ishte në minutën e 5-të, kur Bernardo Silva shënoi për Manchester City, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin e bardhë.

Fraksioni i dytë nisi me një zëvendësim për Manchester City, ku Rodri u rikthye në fushë duke marrë vendin e Nico Gonzales. Në fillim të kësaj pjese, Sunderland u shfaq më kërcënues, duke detyruar portierin e Manchester City-t të bënte dy ndërhyrje vendimtare për të mbajtur portën të paprekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Gvardiol iu afrua golit për “Qytetarët”, por u ndal nga gardiani i Sunderlandit. Mbrojtësi kroat pati një tjetër mundësi të shkëlqyer, por topi goditi shtyllën, ndërsa portieri i Sunderlandit dukej se e kishte situatën nën kontroll. Në minutat në vijim, Manchester City ushtroi një dominim më të theksuar në fushë, ndërsa Sunderland u përpoq të shfrytëzonte kundërsulmet. Megjithatë, ndeshja përfundoi pa gola dhe pa fitues, me secilën skuadër që mori nga një pikë. Ky barazim e lë Manchester City-n katër pikë pas Arsenalit, ndërsa Sunderland arrin në kuotën e 29 pikëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?