Super Haaland eliminon Brazilin nga Kupa e Botës 2026 me dopietë

Norvegjia është skuadra e tretë që siguron një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti Brazilin me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “MetLife”.

Ndeshja nisi me një mundësi të artë për brazilianët. Në minutën e 10-të, pas një ndërhyrjeje të Kristoffer Ajer ndaj Matheus Cunha në zonë, arbitri, pas konsultimit me VAR-in, akordoi penallti.  Bruno Guimaraes u ndal nga portieri Orjan Nyland, protagonist absolut i takimit.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 80-të. Andreas Schjelderup harkoi saktë në zonë dhe Erling Haaland fitoi duelin ajror me Gabriel për të dërguar topin në rrjetë me kokë, duke kaluar Norvegjinë në avantazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesë minuta më vonë, Nyland konfirmoi formën e tij të jashtëzakonshme, duke devijuar një top të rrezikshëm që më pas u përplas në shtyllë dhe shpëtoi portën norvegjeze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutën e 90-të, Haaland vulosi suksesin e nordikëve me golin e dytë personal, pas një goditjeje të fuqishme me të majtën nga kufijtë e zonës, sërish i shërbyer nga Schjelderup.

Në minutat shtesë, Brazili fitoi një tjetër penallti pas ndërhyrjes së Leo Ostigard ndaj Casemiro. Neymar u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke ngushtuar shifrat në 2-1, por koha nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin.

Me këtë fitore historike, Norvegjia kualifikohet për herë të parë në çerekfinalet e Kupës së Botës, ndërsa Brazili largohet nga turneu, duke regjistruar një tjetër zhgënjim në arenën botërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?