Super Harry Kane, i jep fitoren me dopietë ndaj Leipzig
Bayerni vuan shumë po merr 3 pikët e plotë në duelin ndaj Leipzig, vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes falë Harry Kane. Skuadra bavareze triumfoi 2-1, në një duel që dhuroi shumë emocione, teksa tashmë shkon -8 pikë nga Leverkuseni.
Ekipi i Tuchel kaloi e para në avantazh në minutën e 56-të, me një goditje të saktë te Harry Kane me të majtën brenda zonës.
Kundërpërgjigja do të vinte në minutën e 70-të nga Benjamin Sesko, i cili realizoi në një mënyrë të ngjashme si Kane. Kur dukej se gjithçka do të shkonte drejt barazimit, Harry Kane realizoi një tjetër super gol me një kthesë të bukur në zonë./R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

