
Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon. Sulmuesi suedez ka kaluar në avantazh Milanin në minutën e 21-të, kundër Napolit me një goditje të bukur me kokë pas një asisti të Theo Hernandez. Ky është goli i 9-të në 8 ndeshje këtë sezon për Ibrahimovic.