Super Muriqi, debuton me gol në La Liga dhe i jep fitoren Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij në La Liga, ku ka shënuar në ndeshjen e parë. Sulmuesi shqiptar shënoi në fitoren 2-1 ndaj Cadiz.

Ai e nisi nga minuta e parë dhe ishte rrezik i vazhdueshëm për portën kundërshtare. Në pjesën e dytë Mallorca fitoi penallti, në minutën e 64-të, ndërsa nga pika e bardhë Muriqi do të tregohej i saktë.

Sulmuesi i Kosovës po e gjen formën e tij të mirë pasi nuk arriti që të tregonte vlerat e tij te Lazio në Seria A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?