Super Salihi, Skënderbeu drejt zonës “Play-off” në Champions League

Sulmuesi shkodran i kombëtares sonë, Hamdi Salihi vlen sa e tërë historia e Skënderbeut. Mund të duket e ekzagjeruar, sepse ai nuk ka as një muaj që i është bashkuar kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeut. Por në ndeshjen e turit të tretë para-eliminator të Champiuons League, ndaj FC Milsami Orhei në Moldavi, Salihi ishte autori kryesor i fitores duke u bërë protagonist i historisë së këtij klubi apo edhe të çdo klubi tjetër shqiptar pjesëmarrës në Kupat e Europës. Salihi shënoi dy golat e fitores së Skënderbeut, në pjesën e dytë të ndeshjes me moldavët. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa fitoi pastër në Moldavi, në ndeshjen e parë me vendasit, duke hedhur një hap të madh dhe të sigurtë drejt zonës“Play-off”. Pas një pjesë të parë më të mirë nga skuadra jonë, me fillimin e  pjesës së dytë Skënderbeu shënoi me anë të Salihit. Bomberi shkodran 17 minuta para se të mbyllej ndeshja vulosi rezultatin historik 2-0 në favor të Skënderbeut. Një javë më vonë  në Korçë Skënderbeu do të presë në ndeshjen e kthimit Milsami për të administruar këtë rezultat dhe për të prekur historinë e klubeve tona në Europë. Kalimi në “Play-off” mund të vërë përballë ekipit shqiptar një nga klubet e mëdha evropiane, si Mançester Junajtid, Lacion, Valencia. Por nëse Skënderbeu nuk kalon në fazën e grupeve të Champions, ka siguruar suksesin dhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League. Kësisoj, në arkat e klubit të Skënderbeut do të shkojnë automatikisht rreth 10 mln euro, ose gati 10 herë më tepër se buxheti i një klubi tjetër shqiptar rival për titullin kampion në Shqipëri.          

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?