Super sezon i Roshit në Rusi, dribluesi i tretë më i mirë

Odise Roshi zhvilloi një sezon fantastik në Rusi, më i miri për të në aspektin personal që kur është bërë pjesë e Akhmat Grozny-it në vitin 2016-të. Me 8 gola të shënuar mes kampionatit dhe Kupës së Rusisë, 7 prej tyre vetëm në kampionat mesfushori shqiptar rezultoi golashënuesi më i mirë i skuadrës çeçene duke ndihmuar Akhmat-in të siguronte mbijetesën.

Por ky nuk ishte rekordi i vetëm i Roshit në këtë sezon pasi ai është edhe pjesë e podiumit të dribluesve më të mirë. Faqja zyrtare e Premier League ruse, ka publikuar edhe një foto ku shfaqen pesë lojtarët më driblues të kampionatit, që është një nga pikat më të forta të lojtarit të kombëtares kuqezi.

Roshi renditet në vend të tretë. Në 110 tentativa ia ka dalë në 68 raste t’iu lërë targën kundërshtarëve, me një efikasitet prej 62%, që e pozicionon atë mes më të mirëve. Vetëm Vlasic i CSKA së Moskës dhe Joao Mario i Lokomotivës kanë përqindje më të mirë për sa i përket driblimeve, 63% kundrejt 62% të Roshit.

SHKARKO APP