SUPERIORE/ Bylis shtang Vllazninë, Elbasani triumfon ndaj Vorës

Screenshot

Vllaznia ndërpret serinë e rezultateve pozitive. Pas nëntë fitoreve radhazi në kampionat dhe Kupë, shkodranët u mposhtën 2-1 në transfertë nga Bylis, në javën e 25-të të Kategoria Superiore. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa zhbllokoi sfidën në fillim të pjesës së dytë me një goditje spektakolare nga Stoilov, i aktivizuar nga stoli, që mposhti portierin Pohls.

Vllaznia reagoi dhe kërkoi golin e barazimit, por pa sukses. Në minutat e fundit vendasit goditën sërish me Sanogon, duke përfituar edhe nga tensionet e mëhershme për një penallti të kërkuar nga miqtë. Goli i Tafilit në fund vlejti vetëm për statistikë. Me këtë fitore, Bylisi largohet nga fundi i tabelës dhe ngjitet në vendin e tetë me 23 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet kryesuese me 48.

Ndërkohë, Elbasani mori një sukses të rëndësishëm 2-1 në transfertë ndaj Vorës. Olberkis kaloi verdheblutë në avantazh, ndërsa Kasalla barazoi shifrat para pushimit. Vendimi erdhi në minutën e 82-të, kur pas rishikimit me VAR u akordua penallti për miqtë, të cilën Lleshi e ktheu në gol. Elbasani mban vendin e tretë me 45 pikë, një pas Egnatia, duke rihapur garën për kreun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?