SUPERIORE/ Elbasani mposht në fund Teutën, Tirana bën “paqe” me Dinamon

Java e 32-të e Kategoria Superiore ka dhuruar emocione dhe përmbysje, me rezultate që ndikojnë drejtpërdrejt në garën për titull dhe pozicionet në renditje. Në një përballje dramatike, Elbasani triumfoi 2-1 ndaj Teuta, duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit të sfidës. Durrsakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 23-të me një penallti të shndërruar në gol nga Arifi.

Në pjesën e dytë, Elbasani reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me një tjetër 11-metërsh, të realizuar nga Diallo. Ky i fundit pati mundësinë të përmbyste rezultatin më herët, por gaboi nga pika e bardhë në dy raste radhazi, me portierin Selmani që u shndërrua në protagonist duke pritur të dyja goditjet.

Megjithatë, rezistenca e Teutës nuk zgjati deri në fund. Në minutat shtesë, Gomes realizoi golin vendimtar që i dha fitoren Elbasanit. Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 59 pikë, vetëm një pikë larg kryesueses Vllaznia, ndërsa Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në derbin kryeqytetas mes Dinamo dhe Tirana nuk pati fitues, me sfidën që u mbyll në barazim 1-1. Tirana kaloi në avantazh në minutën e 54-t me golin e Myslovic, por reagimi i Dinamos ishte i menjëhershëm, pasi vetëm katër minuta më vonë Malomo riktheu baraspeshën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtij rezultati, Dinamo renditet në vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e tetë me 32 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?