FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SUPERIORE/ Elbasani zhyt Tiranën në krizë, Bylis mund Vorën

Elbasani mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Tiranës në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategoria Superiore. Verdheblutë siguruan tre pikë të arta falë golit të shënuar nga Ze Gomes në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi realizoi në momentin vendimtar, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Takimi i zhvilluar në stadiumin Selman Stërmasi Stadium u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste në të dyja portat. Në pjesën e parë më kërkues u shfaq Elbasani, ndërsa në fraksionin e dytë Tirana tentoi të reagojë dhe iu afrua golit të barazimit, por në një rast u ndal nga traversa.

Falë kësaj fitoreje, Elbasani konsolidon vendin e dytë në renditje me 49 pikë. Në anën tjetër, Tirana thellon krizën e rezultateve duke regjistruar humbjen e katërt radhazi dhe mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në një tjetër përballje të rëndësishme për mbijetesën, Bylis triumfoi 1-0 në shtëpi ndaj Vorës. Fitorja rezulton mjaft e rëndësishme për ballshiotët në garën për qëndrimin në elitë. Me këtë sukses, Bylisi ngjitet në vendin e shtatë me 27 pikë, një pikë më shumë se Vora, që zbret në vendin e tetë në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?