FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Superiore, Flamurtari prezanton afrimin e 13-të

Flamurtari vazhdon të përforcohet në kuadër të misionit Superiore. Kuqezinjtë nga Vlora kanë prezantuar Marko Krivicic si futbollistin më të ri të skuadrës së drejtuar nga Emiliano Çela.

Sezonin e fundit e kaloi në Superiore tek Erzeni, duke zhvilluar 35 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. “Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C”, lexohet në postimin zyrtar të klubit të njohur shqiptar.

Krivicic është përforcimi numër 13 për Flamurtarin gjatë kësaj merkatoje verore. Drejtuesit kanë firmosur më parë me emra si Andri Stafa, Erjon Vucaj, Aleksander Dalanaj, Fjoralb Deliaj, Alexandre Di Estefano, Fabio Hasa, Eni Imami, Aleksa Mrdja, Aldo Teqja, Elvi Berisha, Antonio Ilieski, Silvio Zogaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?