Superiorja “ndizet” këtë fundjavë me derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana
Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së gjashtë, ku vëmendjen kryesore e merr derbi i madh i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Pesë përballje janë në program, ndërsa skuadrat synojnë të sigurojnë pikë të rëndësishme në garën për objektivat e sezonit.
Pas ndërprerjes për shkak të angazhimeve të Kombëtares, futbolli shqiptar rikthehet në qendër të vëmendjes. Java e gjashtë do të zhvillohet më 10 dhe 11 tetor, me dy ndeshje të shtunën dhe tri të tjera të dielën.
Programi hapet të shtunën, me përballjen AF Elbasani-Vora dhe duelin Teuta-Skënderbeu. Të dyja takimet janë planifikuar të luhen në orën 18:30, në një ditë që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione në fushë.
Të dielën, radha do t’i vijë fillimisht sfidës Laçi-Egnatia, e programuar për orën 13:30. Ndërkohë, në mbrëmje, vëmendja do të zhvendoset te dy duelet e orës 18:30: Vllaznia-Dinamo City dhe supersfida Partizani-Tirana.
Në stadiumin “Air Albania”, dy rivalët historikë të kryeqytetit do të përballen në një derbi ku prestigji dhe pikët e kampionatit janë në lojë. Të kuqtë dhe bardheblutë do të kërkojnë fitoren, në një përballje që pritet të dhurojë emocione të forta.
KALENDARI I JAVËS SË 6-TË
E shtunë, 10 tetor
AF Elbasani – Vora, ora 18:30
Teuta – Skënderbeu, ora 18:30
E diel, 11 tetor
Laçi – Egnatia, ora 13:30
Vllaznia – Dinamo City, ora 18:30
Partizani – Tirana, ora 18:30
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4960

