Superkupa e Shqipërisë, skuadra fituese nuk përfiton asgjë nga ana monetare
Superkupa e Shqipërisë, aty ku përballen dy skuadrat më të forta, fituesi i titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë në sezonin e shkuar.
Në aspektin material nuk ka asnjë përfitim, pasi ky trofe vlen zero lekë dhe i vetmi motiv për skuadrat është që të luajnë për prestigjin, tifozët, gjendjen psikologjike dhe për të shtuar një trofe dhe një medalje në “palmaresin” e klubit dhe të tyre.
Nuk ka asnjë motivim tjetër që mund t’i bëjë skuadrat të luftojnë për Superkupën e Shqipërisë. Partizani e ka fituar këtë trofe dy herë, ndërsa Egnatia luan për herë të parë në një finale të tillë.
KOHA JONË SONDAZH

