Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Superliga nis sezonin me formatin e ri të premten, ndeshjet të shpërndara në tre ditë!

Sporti E mërkurë, 19 Gusht 2026 14:44
Superliga nis sezonin me formatin e ri të premten, ndeshjet të shpërndara në tre ditë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” është gati të nisë, me ndeshjen Vllaznia–Skënderbeu që do të çelë zyrtarisht kampionatin ditën e premte, në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Në prag të startit të sezonit 2026–2027, Drejtori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Marjus Sulejmani, ka folur për fshf.org, duke prezantuar risitë e kampionatit, formatin e ri të garës dhe pritshmëritë për një sezon sa më të bukur sportiv.

Sulejmani është ndalur fillimisht te starti i kampionatit dhe ceremonia tradicionale e hapjes, e cila këtë vit do të zhvillohet në shtëpinë e kampionëve në fuqi, Egnatias.

“Kampionati nis ditën e premte. Ndeshja e parë që do të zhvillohet është Vllaznia – Skënderbeu, në orën 21:00. Gjithashtu ditën e shtunë, do të luhen dy ndeshje dhe dy takimet e tjera do të zhvillohen ditën e diel. Si çdo vit ceremonia e hapjes organizohet te ekipi kampion, ku këtë sezon është Egnatia dhe në ndeshjen Egnatia-Tirana, e planifikuar ditën e diel, do të bëhet ceremonia e hapjes së kampionatit”, tha Marjus Sulejmani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Drejtori i Garave në FSHF ka shpjeguar edhe ndryshimet që sjell sezoni i ri, me një format të ri të kampionatit pas përfundimit të fazave të rregullta.

“Risitë janë të shumta. Këtë sezon kemi ndryshim të formatit të garës, ku pas tre fazave të rregullta, ekipet do të ndahen në dy faza: play-off ku do të garojnë gjashtë ekipet e para për shpalljen e ekipit kampion dhe katër ekipet e tjera që janë të renditura nga vendi i shtatë në vendin e dhjetë që do të marrin pjesë në fazën play-out.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Siç e dini ekipet do të aktivizojnë lojtarë me pasaportë shqiptare të datëlindjes 2007 e në vijim ku në “Abissnet Superiore” rregulli është i tillë, ku ekipet do të duhet ta nisin ndeshjen me një lojtarë minimalisht të datëlindjes 2007 që do të duhet të aktivizohet një pjesë loje. Ndërsa përsa i përket kategorive të tjera, të parë, dytë dhe të tretë ky rregull është që ekipet do të duhet të aktivizojnë lojtarë të datëlindjes 2007 me pasaportë shqiptare gjatë gjithë ndeshjes”, – tha Marjus Sulejmani.

Mund t'ju interesojë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Para 25 minutash
Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Para 1 ore
Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Para 1 ore

Duke folur për formatin e ri të kampionatit, Marjus Sulejmani thekson se gara do të jetë dinamike dhe shpreh urimin për një sezon me sa më shumë tifozë, spektakël dhe fair-play në fushë dhe në tribuna.

“Struktura e kampionatit është e tillë ku skema është shumë dinamike. Urojmë që të kemi sa më shumë tifozë, sa më shumë spektakël, sa më shumë fair-play si në fushë dhe në tribuna”, – tha Marjus Sulejmani.

Drejtori i Garave në FSHF ka vlerësuar gjithashtu paraqitjen e skuadrave shqiptare në kompeticionet europiane, duke u uruar suksese Egnatias dhe Dinamo City në sfidat e tyre të radhës.

“Këtë sezon kemi një përfaqësim shumë dinjitoz të Egnatias, që ka siguruar tashmë fazën e ligës në UEFA Conference League, por është akoma në garë për të marrë pjesë në Europa League, ku ndeshja e parë do të luhet më 20 gusht dhe takimi i kthimit më 27 gusht.

Gjithashtu, Dinamo City më 20 gusht ka ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Pafos, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja e kthimit më 27 gusht. Urojmë që të dyja ekipet si Egnatia dhe Dinamo City të kualifikohen, ku tashmë Egnatia ka siguruar fazën e ligës në Conference League, urojmë që të shkojë në Europa League. Gjithashtu, shumë suksese Dinamos që në ndeshjen e play-off-it të kualifikohet në fazën e ligës së Conference League”, tha Marjus Sulejmani.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 25 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 45 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.