Superliga shqiptare/ Vora ndal 1-1 Egnatian, Kasalla asist Vllaznisë dhe AF Elbasanit
Superliga nisi këtë të shtunë me raundin e 24-tër. Në stadiumin e Vorës, vendasit barazuan 1-1 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Sfida nisi më mirë për miqtë nga Rrogozhina, teksa ishte Fernando me një ‘panenka’ nga pika e bardhë e 11 metërshit që kaloi Egnatian në epërsi. Vendasit nuk u dorëzuan dhe patën shanset e tyre, por goli i barazimit erdhi vetëm tre minuta para fundit të ndeshjes me autor Irgi Kasallën.
Superliga, raundi i 24
E shtunë, 14 shkurt 2026
Vora 1-1 Egnatia
Teuta-Bylis
E diel, 15 shkurt 2026
Dinamo-Flamurtari
Partizani-Tirana
19:30 Vllaznia-AF Elbasani
KOHA JONË SONDAZH

