Superliga, Skënderbeu shpallet kampion i Shqipërisë
Skuadra e Skënderbeut është shpallur kampion i Shqipërisë për të gjashtin vit rradhazi pas fitores së arritur në Vlorë kundër Flamurtarit me rezultatin 0-2.
Korcarët e nisin vrullshëm takimin duke shënuar në fillimin e ndeshjes me anë të Latifit në minutën e 8-të.
Pjesa e parë përfundon 0-1 dhe “Ujqërit e Dëborës” shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes.
Më pas në fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu gjen dhe golin e qetësisë. Në minutën e 50-të, Plaku dyfishon rezultatin dhe korcarët i afrohen titullit.
Ndërkohë në anën tjetër Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi në Tiranë kundër Teutës. Golin për të kuqtë e shënoi Xhevair Sukaj në minutën e 36-të ndërsa për durrsakët shënoi Lamce në minutën e 73-të.
Skënderbeu u rendit i pari në kampionat nën kuotën e 79 pikëve i ndjekur nga Partizani në vendin e dytë me 75 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

